Aguero parashikon se kush do ta fitojë Championsin

Futboll

Aguero parashikon se kush do ta fitojë Championsin

Më: 28 maj 2022 Në ora: 12:25
Aguero parashikon se kush do ta fitojë Championsin

Sergio Aguero pret që Liverpool t’i japë një luftë shumë të ashpër Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Argjentinasi deklaroi për Stake.com: “Unë mendoj se Real Madridi ka më shumë përvojë në përgjithësi si klub, por Liverpooli është paraqitur mirë në Ligën e Kampionëve për vitet e fundit”.

“Do të jetë afër, por unë mendoj se Madridi do të jetë më i sigurt, pasi ka luajtur finalet më parë dhe ka kthyer lojëra të vështira në të kaluarën. Ky është avantazhi që mund të tregoj”.

“Historia dhe përvoja e anojnë peshoren. Madridi e dëshmoi këtë, duke fituar ndeshjet e tyre në shtëpi me Bernabeun që është një faktor kyç. Por, finalja është në terren neutral, kështu që mund të jetë më e ekuilibruar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat