Shulku: Jeni thesari jonë. Dyert e FSHF gjithmonë të hapura për ju!

Futboll

Shulku: Jeni thesari jonë. Dyert e FSHF gjithmonë të hapura për ju!

Më: 28 maj 2022 Në ora: 15:28
Shulku: Jeni thesari jonë. Dyert e FSHF gjithmonë të hapura për ju!

Finalja e Conference League që u zhvillua në Tiranë më 25 maj ishte një nga eventet më madhështore që ka pritur dhe organizuar vendi ynë.

Një ngjarje mjaft e veçantë dhe më e madhja futbollistike që e vendosi Shqipërinë në qendër të Europës dhe botës, duke e promovuar në mënyrë fantastike vendin tonë, teksa mijëra tifozë nga Italia e Holanda vizituan vendin tonë në datat 24-25 maj.

Në kuadër të këtij eventi, Federata Shqiptare e Futbollit siguroi pjesëmarrjen e rreth 400 vullnetarëve, të cilët u angazhuan në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, duke mbuluar dhe asistuar në pozicione të ndryshme, që nga siguria, media dhe akreditimi, venue logistic etj, si dhe duke organizuar ceremoninë hapëse të finales.

Një pjesë e vullnetarëve të ishin të pranishëm në këtë sfidë, vizituan sot ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ku u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili duke i falënderuar për të gjithë angazhimin e tyre në këtë finale, u shpreh se dyert e FSHF-së janë gjithmonë të hapura për ta.

Më poshtë edhe fjala e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm Ilir Shulku:

Të dashur çuna dhe goca,
Dua t’ju falenderoj me gjithë zemër në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit për angazhimin tuaj të jashtëzakonshëm në finalen e madhe të Tiranës.
Ishte një aktivitet shumë i madh për Shqipërinë dhe një reklamë e madhe për vendin tonë. Gjithçka shkoi në mënyrë perfekte dhe ju luajtët një rol të madh në të gjitha proceset e një nga ngjarjeve më të mëdha që kanë ndodhur në vendin tonë.
Shpresoj shumë ta keni shijuar këtë eksperiencë dhe dëshiroj t’ju konfirmoj se për FSHF-në ju jeni një thesar i rëndësishëm dhe dyert e saj janë të hapura çdo kohë për ju.
Suksese dhe mbarësi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat