Ekipet e elitës së futbollit të Kosovës për edicionin 2022-2023

Futboll

Ekipet e elitës së futbollit të Kosovës për edicionin 2022-2023

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2022 Në ora: 17:34
Ekipet e elitës së futbollit të Kosovës për edicionin 2022-2023

Me ndeshjen Malisheva - Vushtrria përmbyllet edhe një kapitull! Malisheva mbetet në elitën e futbollit të Kosovës, ndërsa Vushtrria nuk ia arriti qëllimit, duke mbetur në Ligën e Parë të Kosovës.

Trepça ’89 e Mitrovicës është kampione e Ligës së Parë, Grupi A dhe Ferizaj kampion në Grupin B, rikthehen në elitë.

Ballkani i Therandës - kampion i Kosovës; Llapi i Podujevës - fitues i Kupës së Kosovës.  

Sipas kësaj, në finale të Superkupës së Kosovës do të luajnë Ballkani - Llapi. 
Ballkani do të luajë në rrethin e parë kualifikues të Champions League, ndërsa Drita, Gjilani dhe Llapi në garat evropiane. 

BKT Superliga e Kosovës për edicionin 2022-2023

1. Ballkani
2. Drita 
3. Gjilani
4. Llapi
5. Prishtina
6. Dukagjini
7. Drenica
8. Malisheva 
9. Trepça ’89
10. Ferizaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat