Media serbe: Tifozët e Liverpoolit në Paris çmenden me hitet e këngëtares shqiptare 

Futboll

Media serbe: Tifozët e Liverpoolit në Paris çmenden me hitet e këngëtares shqiptare 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2022 Në ora: 20:06
Media serbe: Tifozët e Liverpoolit në Paris çmenden me hitet e këngëtares shqiptare 

Tifozët e Liverpoolit sot janë kënaqur me këngët e këngëtares së mirënjohur shqiptare Dua Lipa.

Media serbe “Kurir” është e habitur me këtë dukë shkruar: “Tifozët e Livepool-it i festojnë sukseset e tyre më të mëdha me grupin legjendar të rock-ut "The Beatles", por kohët po ndryshojnë! Në Paris mbështetësit e “të kuqve” janë në numër të madh, por në vend të hiteve legjendare të Liverpoolit, tashmë dëgjojnë këngët e këngëtares shqiptare Dua Lipa, e cila ka lindur dhe jeton në Londër.

Përkatësisht, mbështetësit e gjashtë herë kampionit të Evropës para ndeshjes me klubin më të trofeshëm në botë, po çmenden në qytetin e Parisit me hitet e Dua Lipës!”.

Image

Dua Lipa

Që nga finalja e vitit 2018, kënga One Kiss e Dua Lipas u bë si një lloj himni për tifozët dhe lojtarët e Liverpoolit.

Real Madridi sonte lufton për trofeun e 14-të në kompeticionin elitar evropian për klube, ndërsa Liverpooli do të tentojë të jetë më i miri në Evropë për herë të shtatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat