Ish-trajneri i Partizanit emërohet në skuadrën e re në Itali

Futboll

Ish-trajneri i Partizanit emërohet në skuadrën e re në Itali

Më: 28 maj 2022 Në ora: 22:50
Ish-trajneri i Partizanit emërohet në skuadrën e re në Itali

Franko Lerda ka qëndruar vetëm 3 ditë i papunë. Ish-trajneri i Partizanit i dha lamtumirën skuadrës së Pro Verçelit në Serinë C, por sot është emëruar në një tjetër skuadër italiane me të njohur dhe me më shumë ambicie.

Pro Verçeli u eliminua nga U23 e Juventusit në play-off për ngjitjen në Serinë B dhe Lerda dha dorëheqjen me 25 maj nga kjo skuadër. Sot, ai është emëruar në drejtimin e skuadrës së Krotones për ta drejtuar në sezonin e ardhshëm.

Krotone ra në këtë edicion nga Seria B dhe kërkon kthimin edhe një herë në kategorinë e dytë të futbollit italian.

Sipas “TuttoC.com”, kontrata e re e Lerdës është për një vit me të drejtën e zgjatjes edhe një edicion tjetër me këtë klub, i cili pak vite më parë ia doli që të ngjitej edhe në elitën e futbollit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat