Reali reagon pas triumfit: Finalet nuk luhen, ato fitohen

Futboll

Reali reagon pas triumfit: Finalet nuk luhen, ato fitohen

Më: 28 maj 2022 Në ora: 23:57
Reali reagon pas triumfit: Finalet nuk luhen, ato fitohen

Real Madridi është mbreti i ri i Evropës. “Los Blancos” e kanë fituar për të 14-tën herë Ligën e Kampionëve, duke e dëshmuar veten si ekipi më i mirë në Evropë.

Real Madridi triumfoi minimalisht 0:1 ndaj Liverpoolit, duke e përmbyllur në formë fantastike sezonin 2021/22.

Në minutën e 59-të, një pasim i bukur i Valverdes e gjeti të lirë krejtësisht Vinicius Juniorin, i cili nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Pas triumfit, Real Madridi ka reaguar në Twitter.

“Finalet nuk luhen, ato fitohen”, ishte postimi i klubit spanjoll, duke e treguar se janë të pakompromis në final.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat