Çudi se jo mahi, tre muaj stërvitje për tri javë përfundojnë garat, kjo ngjan nga Lidhja Rajonale e futbollit të Ferizajt.
Trajneri Fatlum Hajrullahu shpreh shqetësimin e madh se si zhvillohen garat, duke treguar se si funksionojnë edhe Grupin A dhe B e me nga sa ekipe. Kjo nënkupton se këto gara organizohen sa për sy e faqe!
“Organizimi i garave për grupmoshat e reja në Lidhjen Rajonale të futbollit në Ferizaj zhvillohet në këtë mënyrë, tre muaj mbajmë stërvitje edhe për tri javë i përfundojmë garat, për çdo vit janë organizuar garat e play - off me katër ekipe, me nga dy ekipe të secilit grup, dy ekipe të grupit A dhe dy ekipe të grupit B.
Sivjet dy javë pa përfunduar garat merret vendim që në Play Off të marrin pjesë vetëm dy ekipe: vendi i parë i grupit A dhe vendi i parë i grupit B që për mendimin tim është vendim absurd. Këto vendime merren në mënyrë që sa më shpejtë mi përfundu garat e sa ma pak lojë me u zhvillu, gjë që e gjithë kjo shkon në dëm të futbollistëve të rinj.
Gjatë gjithë vitit i kemi zhvilluar gjithsej 10 ndeshje me konkurrencë të dobët e vlen me cek se disa ekipe luajnë edhe me lojtarë më të rritur në moshë.
Kulmi i krejt kësaj ishte në ndeshjen vendimtare me Vjosën ku gjyqtari kryesor në çdo vendim që merrte shkonte në favor të ekipit të Vjosës, krejt kjo bëhej me qëllim që të fitonte ekipi i Vjosës, fatkeqësisht nuk është hera e parë që edhe te grupmoshat e reja po ndodhin këto gjëra.
Ekipet e Ferizajt që shkojnë në play - off nacional që 10 vite e më shumë nuk mund ta kalojnë as rrethin e parë të play - off sepse liga është shumë e dobët me 10 ndeshje për një vit nuk mjaftojnë e një pjesë e tyre nuk zhvillohen fare, për çudi të gjithë heshtin”, shkruan Hajrullahu në profilin e tij në facebook.