Kombëtarja e Shqipërisë zhvillon stërvitjen e radhës, ja situata me dëmtimet

Futboll

Kombëtarja e Shqipërisë zhvillon stërvitjen e radhës, ja situata me dëmtimet

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 21:03
Kombëtarja e Shqipërisë zhvillon stërvitjen e radhës, ja situata me dëmtimet

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në ditën e gjashtë të grumbullimit. Kuqezinjtë kanë zhvilluar vetëm një seancë pasditen e sotme, ku kanë marrë pjesë thuajse i gjithë grupi i futbollistëve.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori Kristjan Asllani është stërvitur sot rregullisht me grupin, duke lënë pas kështu dëmtimin që kishte pësuar në stërvitje tre ditë më parë.

Stërvitje me intensitet të plotë kanë zhvilluar edhe dy mesfushorët e tjerë, Odise Roshi dhe Klaus Gjasula, të cilët gjithashtu kanë pasur probleme shëndetësore në ditët e para të grumbullimit, por tashmë janë rikuperuar.

Shqetëson vetëm gjendja e sulmuesit Myrto Uzuni, i cili është detyruar të lërë përgjysmë stërvitjen për shkak të një dëmtimi muskulor.

Stafi mjekësor po ndjek nga afër gjendjen e sulmuesit për të vlerësuar shkallën e dëmtimit. Sakaq, trajneri Edy Reja pret të mësojë edhe gjendjen e sulmuesit Armando Broja, nëse ai do të jetë ose jo në gjendjen e duhur fizike për të luajtur që në ndeshjen e parë.

Kombëtarja do të zhvillojë edhe nesër një seancë stërvitore, ndërkohë që më datë 4 qershor do të niset për në Islandë në kuadër të ndeshjes së parë të Ligës së Kombeve, që luhet ndaj ishullorëve më datë 6 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat