Futbollisti i njohur konfirmon largimin nga Gjilani

Futboll

Futbollisti i njohur konfirmon largimin nga Gjilani

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 16:24
Futbollisti i njohur konfirmon largimin nga Gjilani

Fiton Hajdari ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e SC Gjilanit në edicionin e ri. 

Futbollisti e ka bërë të ditur këtë lajm përmes profilit të tij në Facebook.

"Të dashur miq, përmes këtij postimi ju njoftoj se nga sot nuk do jem pjesë e SC Gjilanit.

Për këto tri vite e gjysmë, Gjilani u bë shtëpia ime e dytë dhe do të mbetët përherë e tillë.

Ju falenderoj përzemërsisht për korrektësinë e bashkëpunimin të gjithëve, duke filluar nga presidenti, drejtorët, trajnerët, bashkëlojtarët dhe tifozërinë e zjarrtë që na përkrahën gjithmonë, Skifterat.

Suksese në garat evropiane dhe në vazhdimësi", njofton Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat