De Ligt: Për mua ky ishte viti më i mirë në aspektin personal

Futboll

De Ligt: Për mua ky ishte viti më i mirë në aspektin personal

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 14:16
De Ligt: Për mua ky ishte viti më i mirë në aspektin personal

Matijs De Ligt “tremb” Juventusin me deklaratën e bërë nga mikrofonat e “NOS” në grumbullimin e kombëtares së Holandës, ku mbrojtësi deklaron se nuk është i sigurt nëse do të rinovojë dhe se dy vende të katra radhazi në kampionat nuk mjaftojnë:

“Për mua ky ishte viti më i mirë në aspektin personal, si në aspektin e kohës së luajtur, por edhe të paraqitjeve pozitive.

Edhe për arsye të dëmtimeve të Kielinit dhe Bonuçit, ky vit besoj ka treguar në pah aftësitë e mia”, tha De Ligt.

Rinovimi – “Për momentin nuk e di nëse do të vendos të rinovoj ose të shoh për ndonjë skuadër tjetër".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat