Futbollisti Shayne Lavery kërkon që Irlanda Veriore të largojë zhgënjimet e saj me fitore ndaj Kosovës të enjten mbrëma pas barazimit pa gola (0:0) të fundjavës kundër Qipros.
Ndeshja mes Kosovës dhe Irlandës Veriroe, luhet të enjten (20.45) në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve, Greqia kryeson me 6 pikë pasojnë Kosova 3, Irlanda Veriore 1 dhe Qipro 1 pikë.
Një nismë e Ligës së Kombeve që filloi me një optimizëm të madh nga Irlanda Veriore, e cila kishte synuar 12 pikë nga katër ndeshjet e tyre këtë muaj, në vend të kësaj ka sjellë zhgënjim me një humbje në start 1:0 në shtëpi ndaj Greqisë e ndjekur me një lojë të dobët në Larnaka.
Irlanda Veriore udhëton në Prishtinë për të shënuar fitore dhe për të frenuar pakënaqësinë në rritje mes tifozëve, të cilët i kanë pritur me fishkëllima dyja ndeshjet e deritanishme.
“Ne duam të përdorim dëshpërimin që nuk e mundem Qipron për të marrë tre pikët kundër Kosovës”, tha Lavery për mediumin ilrnadez “Bt”.
"Unë mendoj se të gjithë janë të motivuar për ta bërë këtë".
Sulmuesi i Blackpool, Lavery, ishte zëvendësues në minutën e 77-të kundër Qipros dhe iu deshën vetëm disa minuta për të bërë një goditje nga afër, por ishin nikoqirët ata që patën raste më të mira.
“Ne ishim të zhgënjyer që nuk dolëm me fitoren”, shtoi 23-vjeçari.
“Të gjithë duan të luajnë me Kosovën tani pas ndeshjes kundër Qipros, në mënyrë që të shpresojmë t'i rregullojmë gjërat. Ne duam të marrim tre pikët.
Shpresojmë se fitoret do të vijnë. Ka shumë talente të rinj që po vijnë”.
Kosova do të paraqitet pa portierin Arijanet Muriç dhe Fidan Altin, pasi të dy u përjashtuan me karton të kuq në humbjen 1:0 ndaj Greqisë të dielën që e lamë pas, shkruan media irlandeze.
“Francezi Alain Giresse, ka një numër lojtarësh, duke përfshirë mbrojtësin e Napolit Amir Rrahmani, anësorin e Norwich-ot, Milot Rashica dhe sulmuesin e Mallorca-s, Vedat Muriqi”, shkruan më tej.
“Ne kemi parë incizimet e lojës së Kosovës,” tha Lavery. "Ata kanë disa lojtarë të mirë".