Ferizaj përforcohet edhe me një futbollist të spikatur, Edon Sadriun, por jo me kaq synon edhe përforcime të radhës
Lulzim Abazi, president i klubit, sot ka firmosur me Sadriun, që së fundi u paraqit me sukses për fituesin e Kupës së Kosovës, Llapin e Podujevës.
Burimet brenda klubit bëjnë të ditur se kanë arritur marrëveshjen dhe dërguan edhe fotografinë për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ferizaj me Sadriun do të jetë edhe më i fortë drejt synimeve që kanë pa vates.
Abazi është më i vendosur se kurrë, që Ferizaj të shndërrojë në qytet futbolli në edicionin 2022-2023 madje ka në ndërdije të sigurojnë vend edhe në garat evropiane.