Mourinho sfidon Juventus-in për 40 milionëshin e La Liga-s

Futboll

Mourinho sfidon Juventus-in për 40 milionëshin e La Liga-s

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 15:57
Mourinho sfidon Juventus-in për 40 milionëshin e La Liga-s

Të gjithë donin, por askush nuk e mori. Po flasim për Rodrigo De Paul, që verën e kaluar i ka thënë lamtumirë Udinese-s dhe Serisë A, duke u transferuar tek Atletico Madrid-i i Cholo Simeone-s.

Sezoni i parë në Spanjë i argjentinasit ka qenë i komplikuar, ja pse prej disa muajsh flitet për një kthim të mundshëm të tijin në Itali.

Lojtari do të donte të vazhdonte aventurën madrilene, por rrugët e merkatos së futbollit janë të paparashikueshme dhe nuk mund të përjashtohet një divorc me Colchoneros vetëm 12 muaj pas zbarkimit në Spanjë.

Flitet shumë për interesimin e Juventus-it, në negociata me Atletico-n për kartonin e Alvaro Morata-s, me emrin e ish-lojtarit të Udinese-s që mund të përfshihet në operacion.

Për De Paul interesohet edhe Roma. Nëpërmjet ndërmjetësve, sipas asromalive.it, klubi i Friedkin duket se ka kërkuar informacione në lidhje me situatën e tij.

Roma e Mourinho-s mund të bëjë një tentativë konkrete për 28-vjeçarin, kontrata e të cilit me Atletico-n skadon në qershorin e 2026-ës.

Spanjollët, nëse do të pranojnë ta shesin, ka pak mundësi që ta largojnë me formulën e huazimit. Për shitjen përfundimtare, kërkesa duhet të jetë rreth 40 milionë euro, e njëjta shifër e shpenzuar verën e kaluar për ta blerë nga Udinese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat