Media irlandeze pas humbjes nga Kosova: Pritja e Irlandës Veriore...

Futboll

Media irlandeze pas humbjes nga Kosova: Pritja e Irlandës Veriore...

Nga: K. Goca Më: 9 qershor 2022 Në ora: 23:21
Media irlandeze pas humbjes nga Kosova: Pritja e Irlandës Veriore...

Kosova sonte triumfoi me rezultat 3:2 ndaj Irlandës Veriore, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit 2 të Ligës C të Kombeve në futboll.

Është ndeshja e 13-të që nuk e ka fituar Irlanda Veriore në Ligën e Kombeve.

Media irlandeze, “Belfasttelegraph”, shkruan se vazhdon pa fitore Irlanda Veriore.

“Pritja e Irlandës Veriore për një fitore vazhdon në Ligën e Kombeve, Vedat Muriqi me dy gola e udhëhoqi Kosovën drejt fitores me rezultat 3:2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Kjo është një tjetër humbje për selektorin Ian Baraclough.

Irlanda Veriore mbetet e treta në Grupin 2 të Ligës C, e barabartë me Qipron me skuadrën e fundit me një pikë nga tre ndeshjet e saj”, shkruan mes të tjera media irlandeze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat