Manchester United konfirmon largimin e 11-të futbollistëve

Futboll

Manchester United konfirmon largimin e 11-të futbollistëve

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 19:11
Manchester United konfirmon largimin e 11-të futbollistëve

Manchester Unitedi ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me 11-të futbollistë.

Edinson Cavani, Lee Grant, Jesse Lingard, Juan Mata, Nemanja Matic dhe Paul Pogba janë futbollistët nga ekipi i parë që nuk kanë vazhduar kontratat me klubin.

“Djajtë e Kuq” kanë njoftuar se nga ekipet e kategorive të reja janë larguar: D’Mani Mellor, Reece Devine, Paul McShane, Connor Stanley dhe Paul Woolston.

Të gjithë futbollistët në fjalë largohen si të lirë nga “Old Trafford”.

Te Manchester United pritet të ketë edhe ndryshime të tjera, pasi trajneri i ri, Erik ten Hag, synon që të përforcojë sa më shumë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat