Lojtari më i ri që ka “pushtuar” Anglinë, Spanjën dhe Italinë

Futboll

Lojtari më i ri që ka “pushtuar” Anglinë, Spanjën dhe Italinë

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 12:52
Lojtari më i ri që ka “pushtuar” Anglinë, Spanjën dhe Italinë

Lojtari më i ri që ka “pushtuar” Anglinë, Spanjën dhe Italinë!

Akoma nuk i ka mbushur 23 vjeç, por këtë sezon fitoi Serie A për herë të parë në karrierë me Milanin. Brahim Diaz ka fituar edhe tituj të tjerë kampionë: në Angli dhe Spanjë.

Fantazisti i kuqezinjve ka vendosur një rekord tepër të veçantë. Askush nuk ia ka dalë të fitojë Premier League, La Liga dhe Serie A në moshë më të re se lojtari nga Malaga.

Brahim Diaz fitoi titullin me Manchester City katër vite më parë, u shpall kampion i Spanjës me Real Madrid në sezonin 2019/2020, ndërsa tani ia del edhe me Milanin në Itali. Më 3 gusht do të mbushë 23 vjeç…

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat