Selektori i Kosovës pritet të vendos këtë formacion në përballje me Greqinë

Futboll

Selektori i Kosovës pritet të vendos këtë formacion në përballje me Greqinë

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 13:25
Selektori i Kosovës pritet të vendos këtë formacion në përballje me Greqinë

Kosova sot do të luajë ndaj Greqisë nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për Grupin e Dytë të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Dardanët do të jenë mysafirë të Greqisë në stadiumin ‘Panthessaliko’, ku dje (e shtunë) zhvilluan stërvitjen e fundit.

Kosovës në tri ndeshjet e muajit qershor ka marr 6 pikë, ku fitoi dy herë (ndaj Qipros dhe Irlandës së Veriut) dhe pësoi humbje pikërisht ndaj Greqisë me rezultatin 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse ka probleme të mëdha për këtë sfidë pasi ka mungesa të shumta me futbollistë të lënduar dhe me kartonë.

Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën dhe Benjamin Kolollin të dëmtuar, ndërsa Lirim Kastratin, Ibrahim Dresevicin dhe Betim Fazlijin nuk do të jenë në fushë shkaku i kartonëve, shkruan Telegrafi.

Ndërkaq, në stërvitjen e fundit i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit ka stërvitur Vedat Muriqi, por ai do të jetë i gatshëm për lojë.

Por si do të duket formacioni i Kosovës për ndeshjen vendimtare ndaj Greqisë?

Në portë do të kthehet Arijanet Muric, i cili ka shlyer kartonin e kuq të marr pikërisht kundër Greqisë javë më parë.

Donat Rrudhani pritet të luajë sërish në mbrojtje, por kësaj radhe në krahun e djathtë. Në të majtë do të jetë Fidan Aliti, ndërsa qendra nuk ndryshon me kapitenin Amir Rrahmani dhe Mirlind Kryeziun.

Mesfusha do të jetë me tre, ku para mbrojtjes pritet të vendoset Florian Loshaj, ndërsa para tij do të jenë Valon Berisha dhe Florent Muslija.

Sulmi që ishte në formë ndaj Irlandës së Veriut nuk do të ndryshohet. Në krahë do të luajë Milot Rashica dhe Zymer Bytyqi, ndërsa në qendër Vedat Muriqi.

Giresse nuk do të ketë zgjidhje të shumta në bankë, sidomos në mbrojtje, pasi në sulm do të ketë emra të rëndësishëm në bankë, si Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat