Djaloshi i artë kuqezi tani kërkohet në Serie A!

Futboll

Djaloshi i artë kuqezi tani kërkohet në Serie A!

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 16:28
Djaloshi i artë kuqezi tani kërkohet në Serie A!

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni, mbylli një super sezon në Austri te skuadra e Wacker Tirolit, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të saj. 22-vjeçari arriti të shënonte dhe 19 gola, teksa fitoi edhe “Këpucën e Artë”.

Kete çmim e ndau me sulmuesin Karim Adeyemi ndërsa kjo arritje e 22-vjeçarit nuk mund të kalonte pa u vënë re nga klube të cilat bëjnë pjesë në kampionatet elitarë të Europës.

Sipas “Suersport” në gjurmët e lojtarit të Juventusit, skuadër që ka në zotërim edhe kartonin e tij ka rënë një tjetër ekip i Seria A. Siç raportohet Sampdoria ka rënë në gjurmët e Vrionit, i cili në Seria A ka debutuar me Juven

Vrioni është aktivizuar me të rinjtë e Sampdorias në vitin 2015 ndërsa ishte pjesë e dorianëve deri në vitin 2020, por pa ia dalë të aktivizohej me ekipin e parë. Gjithsesi, nëse tratativa mes sulmuesit dhe Sampdorias dhe Vrionit mbyllet me sukses, atëherë sulmuesi do të ketë mundësinë të rikthehet si protagonist në klubin e vjetër.

Sulmues i kompletuar, me një fizik të mirë [4] dhe teknikisht i aftë, i mirë në ndeshjen një-me-një dhe në asistime, për karakteristikat e tij ai është krahasuar me Manolo Gabbiadinin.

I rritur në sektorin e të rinjve të Matelica, me të cilin bëri debutimin e tij në Serie D, në vitin 2015 u transferua në Sampdoria. [5] Pasi u shfaq në ekipet e të rinjve të Sampdorias, duke marrë edhe thirrje për ekipin e parë, për sezonin 2017-2018 ai shkon në huazim te Pistoiese [6] me të cilin luan një kampionat të mirë të Serisë C, duke e mbyllur sezonin me tetë gola në 27. paraqitjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat