Kuqezinjtë pranë akordit me dy lojtarë

Futboll

Kuqezinjtë pranë akordit me dy lojtarë

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 14:34
Kuqezinjtë pranë akordit me dy lojtarë

Kampionët e Italisë, Milan ka nisur punën për përforcimin e ekipit dhe në skenë kanë dalë disa emra. Mes tyre edhe dyshja e Club Brugge, Noa Lang dhe Charles De Ketelaere.

Sulmuesi holandez, Lang është një dëshirë e drejtuesve “kuqezinj”, të cilët e kanë ndjekur me vëmendje 22-vjeçarin gjatë sezonit, por edhe në Nations League.

Sulmuesi nuk ka zhgënjyer aspak edhe me “tulipanët”, pasi shënoi në ndeshjen ndaj Uellsit, ndërsa komentet për të kanë qenë shumë pozitive. Lang shihet si sulmues me perspektivë, ndërsa kontaktet kanë nisur, me agjentin e lojtarit, por edhe me drejtuesit e klubit belg.

De Ketelaere është në “lupën” e Milan-it, me italianët të cilët shohin te ai një “Kaka” të ri.

Belgu është në hapat e parë të karrierës dhe për më tepër ka fituar edhe një vend në kombëtaren e Roberto Martinez, ndërsa pritet të marrë ftesën edhe për në Katar.

21-vjeçari ka dhënë “dritën jeshile” për këtë lëvizje, pasi së fundi refuzoi kalimin në Premier League te Leicester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat