Gareth Bale në listën zyrtare të legjendave të Real Madridit

Futboll

Gareth Bale në listën zyrtare të legjendave të Real Madridit

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 18:29
Gareth Bale

Real Madridi e shton Bale në listën zyrtare të legjendave pavarësisht kritikave ndaj sulmuesit të Uellsit gjatë kohës së tij në Spanjë.

Gareth Bale këtë edicion i dha fund periudhës së tij nëntëvjeçare te ‘Mbretërit’.

Koha e tij në ‘Santiago Bernabeu’ filloi mjaft mirë.

Ai arriti të linte gjurmë në ekipin kryeqytetas qysh në sezonin e tij të parë, duke qenë protagonist me gola dhe performanca tejet të mira.

Bale gjithashtu shënoi gola të rëndësishëm siç ishin ato në finalen e titullit të 10-të të Real Madridit në Ligën e Kampionëve, apo edhe në finale të vitit 2018 ndaj Liverpool me dy gola të shënuara.

Por, sezonet e tij të fundit nuk ishin produktive për uellsianin, kështu duke u kritikua shumë nga tifozët madrilenë.

Pavarësisht kësaj, Real Madridi e kanë vendosur Gareth Bale në mesin e legjendave të klubit.

Në 256 ndeshje zyrtare me ‘Los Blancos’ 32 vjeçari ka shënuar 106 gola dhe ka fituar plotë 19 trofe.

Pesë Liga të Kampionëve, katër Kupa të Botës për Klube, tri Superkupa të Evropës, tri La Liga, një Kupë të Mbretit, tri Superkupa të Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat