Krasniqi mbetet në FC Prishtina

Futboll

Krasniqi mbetet në FC Prishtina

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 00:06
Krasniqi mbetet në FC Prishtina

Futbollisti më i mirë në Kosovë për vitin e kaluar i shpallur nga Federata e Futbollit të Kosovës, Endrit Krasniqi, ka vendosur që ta vazhdojë karrierën te FC Prishtina. 

Klubi dhe lojtari ditë më parë nuk arritën marrëveshje për ta vazhduar bashkëpunimin, mirëpo e pamundura e bë e mundur duke e gjetur gjuhën e përbashkët në ditët e fundit për ta vazhduar bashkëpunimin edhe për vitin e ardhshëm. 

Në 123 paraqitje me Prishtinën, Endriti i ka realizuar 25 gola. 

Ai me Prishtinën e ka fituar një titull kampion, dy Kupa të Kosovës dhe dy Superkupa, njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat