Nënkampionët e Gjermanisë bëjnë gati 33 milionë euro

Futboll

Nënkampionët e Gjermanisë bëjnë gati 33 milionë euro

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 18:09
Nënkampionët e Gjermanisë bëjnë gati 33 milionë euro

Verdhezinjtë bëjnë gati ofertën për bomberin që mahniti në Champions!

Borusia e Dortmundit duket se është në kërkim të një tjetër sulmuesi, edhe pas transferimit të gjermanit Karim Adejemi.

Nënkampionët e Gjermanisë bëjnë gati 33 milionë euro për të arritur te shërbimet e Sebastian Haler.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, që luan në radhët e Ajaksit, dha një performance fantastike në grupet e Ligës së Kampionëve, ku shënoi 11 gola dhe kjo gjë ka bërë që Dortmundi të tentojë ta afrojë sërish në Bundesliga bomberin 27-vjeçar, i cili më parë luante për Aintrahtin e Frankfurtit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat