Jorgji vendos drejtësi në ndeshjen debutuese me Shakhtyor Soligorks

Futboll

Jorgji vendos drejtësi në ndeshjen debutuese me Shakhtyor Soligorks

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 11:01
Jorgji vendos drejtësi në ndeshjen debutuese me Shakhtyor Soligorks

Enea Jorgji do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes së raundit të parë kualifikues të Champions League Shakhtyor Soligorks-Maribor, takim ku pritet të bëjnë debutimin me skuadrën e re Ardit Krymin dhe Vitor Fejiao.

Ish-mesfushori i Vllaznisë dhe ish-sulmuesi i Kukësit u bashkuan gjatë kësaj merkatoje me ekipin e Shakhtyor Soligorks, ndërsa tashmë pritet të bëjnë edhe debutimin me ekipin e ri, në një ndeshje e cila do të ketë arbitra shqiptar.

Përveç Jorgji, vihet re edhe prezenca e Emanuela Rustës, e cila do e ketë këtë takim debutimin në Europë.

Grupi i arbitrave që do të gjykojnë ndeshjen që zhvillohet në fushë asnjëanse, në Bjellorusi, plotësohet nga dy shqiptarë të tjerë Rejdi Avdo dhe Ani Koçiaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat