Caktohen gjyqtarët e ndeshjes Gjilani - Liepaja

Futboll

Caktohen gjyqtarët e ndeshjes Gjilani - Liepaja

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 11:04
Caktohen gjyqtarët e ndeshjes Gjilani - Liepaja

Robert Ian Jenkins nga Uellsi është gjyqtari që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e Conference League mes Gjilanit dhe Liepajas.

SC Gjilani dhe Liepaja do të luajnë takimin e parë me 7 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:00. 

Jenkins do të asistohet nga Lewiss Edwards dhe Johnathon Bryant, kurse gjyqtari i katërt do të jetë John Andrew Jones.

Robert Jenkins është gjyqtar mjaft i rreptë – ku në 32 ndeshje këtë sezon ka ndarë 122 kartonë të verdhë, dy të kuq dhe 8 penallti.Caktohen gjyqtarët e ndeshjes SC Gjilani – Liepaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat