Partizani i zgjidh problemin e vijës së mbrojtjes

Futboll

Partizani i zgjidh problemin e vijës së mbrojtjes

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 11:42
Partizani i zgjidh problemin e vijës së mbrojtjes

Partizani ka plotësuar dëshirën e Dritan Mehmetit për një mbrojtës të majtë.

Trajneri i “demave të kuq“ bëri me dije pak ditë më parë se ka vështirësi në gjetjen e një lojtari që të plotësojë linjën e majtë të mbrojtjes.

Por drejtuesit këtë herë duhet se e kanë gjetur zgjidhjen e problemit. Klubi kryeqytetas njofton përmes faqes zyrtare në “Facebook“ se ka gjetur marrëveshjen me David Atanaskoskin për të firmosur një kontratë 1+1.

“Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin David Atanaskoski. Mbrojtësi i majtë bashkohet me të kuqtë pas eksperiencave të fundit te Shakter Karaganti në Kazakistan dhe Makedonija Gjorce Petrov.

25 vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar me Partizanin një kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon dhe menjëherë do ti bashkohet skuadrës në Slloveni”, shkruhet në njoftimin e klubit e Partizanit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat