Klubi i Serie A vendos Manajn si objektivin kryesor për sulmin

Futboll

Klubi i Serie A vendos Manajn si objektivin kryesor për sulmin

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 17:07
Klubi i Serie A vendos Manajn si objektivin kryesor për sulmin

Salernitana arriti të siguronte mbijetesën në Serinë A në mënyrë surprizuese duke e arritur atë në javët e fundit pas një forme impresionuese që treguan në fazën e dytë.

Klubi italian po përgatitet kështu për sezonin e ardhshëm ku reparti në të cilin po planifikohet të ndërhyhet më shumë është sulmi, me sulmuesin e Kombëtares, Rei Manaj i cili mendohet të jetë një nga zgjedhjet.

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, Salernitana kishte këmbëngulur për transferimin e sulmuesit të Kaljarit, Zhoao Pedro , por vështirësitë që po has në këtë marrëveshje e kanë detyruar të shikojë për alternativat, me Manaj që duket në krye të listës.

25-vjeçari u rikthye te Barcelona pas huazimit te Specia ku duhet ende të kuptojë ende rolin që trajneri Xavi ka parashikuar për të ne sezonin e ardhshëm dhe më pas të vendos për qëndrimin në Spanjë apo në të kundërtën për një rikthim në Serinë A.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat