Për herë të parë pas 30 vitesh nuk ka më Kupë Konfederatash

Futboll

Për herë të parë pas 30 vitesh nuk ka më Kupë Konfederatash

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 16:04
Për herë të parë pas 30 vitesh nuk ka më Kupë Konfederatash

Ju kujtohet Kupa e Konfederatave? Një kompeticion i organizuar nga FIFA, 12 muaj përpara fazës finale të Botërorit, tashmë nuk ekziston më.

Në vitin 2019, u konfirmua nga FIFA se ky kompeticion do të futej në librat e historisë, ku merrnin pjesë të gjitha konfederatat (AFC, CAF, CONCACAF, CONMEBOL, OFC dhe UEFA).

Një format i cili u lejonte lojtarëve dhe tifozëve të shijonin një “antipastë” të asaj çfarë do të ndodhte 1 vit më pas, pikërisht në fazën finale.

Çfarë ndodhi me Kupën e Konfederatave?

Konkursi u organizua për herë të fundit në vitin 2017, përpara Kupës së Botës Rusi 2018, por pak muaj përpara fillimit të Katar 2022, ky kompeticion nuk është më kalendarin e FIFA-s.

Qeveria botërore e futbollit, mori vendimin për të hequr Kupën e Konfederatave pasi po projektohet zgjerimi i Kupës së Botës për Klube. Megjithëse formati i ri duhej të anulohej në vitin 2021 për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit dhe nevojës për të riprogramuar Euro 2020 dhe Copa America.

Formati i Kupës së Konfederatave  filloi në Arabinë Saudite si Kupa e Mbretit Fahd, fillimisht u prezantua në baza 2-vjeçare midis viteve 1992 dhe 2001, përpara se të transferohej në organizatorët e Kupës së Botës, pasi u bë një ngjarje që zhvillohej çdo katër vjet.

Momentalisht, FIFA nuk e ka në “tryezat” e saj idenë e rikthimit të këtij kompeticioni, por nuk hidhet poshtë që diçka e tillë të shqyrtohet vitin e ardhshëm, për të pasur një ide më të qartë nëse do të ketë përsëri një kompeticon të tillë si Kupa e Konfederatave apo diçka të ngjashme në prag të Botërorit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat