Ekipi i ri i Armando Brojës futet në kompani bastesh

Futboll

Ekipi i ri i Armando Brojës futet në kompani bastesh

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 18:05
Ekipi i ri i Armando Brojës futet në kompani bastesh

E ardhmja e Armando Brojës mbetet një enigmë. Mes dëshirës për të zënë një vend në ekipin e Chelsea-t dhe ofertave të shumta që i kanë mbërritur, zgjedhja e klubit dhe e sulmuesit shqiptar mbetet ende e dyzuar.

Tashmë në këtë çështje janë përfshirë edhe kompanitë e basteve.

Tifozët mund të fitojnë para duke gjetur të ardhmen e lojtarit 20-vjeçar. Ëest Ham United shihet më favoriti për të blerë kartonin e Brojës, teksa mban koefiçentin 2.25.

Ndërkohë ekipet e tjera të kuotuara janë Napoli me 3.75, Arsenali dhe Southampton-i me koefiçentin 17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat