FC Shkupi, firmos me sulmuesin Georgiev

Futboll

FC Shkupi, firmos me sulmuesin Georgiev

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 18:47
FC Shkupi, firmos me sulmuesin Georgiev

Pepi Georgiev është anëtarë më i ri i FC Shkupit. Ish futbollisti i Akademia Pandevit, firmosi kontratë njëvjeçare me skuadrën nga Çairi.

Georgievi vjen skuadra prej Strumicës si njër ndër golashënuesit më të mirë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Sulmuesi i ri, do të jetë pjesë e përgatitjeve dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Goce Sedloskit për fillimin e sezonit të ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, por edhe sfidat e Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë se Georgievi ishte pjesë e skuadrës së Teutës, Sileksit, Bregallnicës nga Shtipi, Bellasicës dhe Kozhuvit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat