Porrini u tregon italianëve Vrionin

Futboll

Porrini u tregon italianëve Vrionin

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 19:11
Porrini u tregon italianëve Vrionin

Xhakomo Vrioni shkëlqeu në Austri me 19 golat e tij, duke tërhequr vëmendje të madhe në këtë merkato transferimesh. Sulmuesi 23-vjeçar siguroi edhe ftesën e Kombëtares, ku pati mundësinë të luajë në sfidat e muajit qershor. Zëvendës trajneri i kuqezinjve, Serxho Porini, ka folur në lidhje me Vrionin për “1 Football Club“, ku është  shprehur se ka dëshirë ta shohë në Itali, pasi mendon se është më i fortë se disa nga sulmuesit e Serisë A.

“Procesi i tij ka kaluar edhe në kampionatin tonë, por ai nuk ka mundur të shprehë maksimalisht potencialin e tij, sidomos për shkak të problemeve të shumta fizike. Ky është viti i tij i parë në Austri dhe ka jetuar një sezon si protagonist me Svarovski Tirolin. 19 gola, ai është një sulmues i pastër, i aftë me shpinë pas porte. Ka lëvizjet e një sulmuesi të vërtetë.

Një kokë e mirë, edhe e majta tij është fantastike.

Megjithatë, ai pati fatkeqësinë që nuk mundi të lërë gjurmë në futbolli italian, sidomos për metodën e gjykimit të përdorur për ta vlerësuar. Do të isha i lumtur ta shihja në Itali, edhe sepse është më i fortë se disa nga kolegët e tij në Serie A”, ka thënë Serxho Porini.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat