Italia nuk ka një stadium që mund të presë finalen e Champions!

Futboll

Italia nuk ka një stadium që mund të presë finalen e Champions!

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 15:12
Ilustrim

Italia është një nga vendet kandidate për organizimin e Euro 2032, kompeticion për të cilin janë në garë edhe Turqia e Rusia. Vendimi final do të merret në shtatorin e vitit të ardhshëm.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një prononcim për GDS ka folur rreth situatës problematike që ekziston në stadiumet italiane, shumica e të cilëve janë rinovuar për herë të fundit në vitin 1990.

“Italia nuk ka një stadium që mund të presë finalen e Champions League, është e pabesueshme! Turqia është një rival i fortë. Kam biseduar shumë me Gravinën (presidenti i FIGC).

Besoj se edhe qeveria e bashkitë e kanë kuptuar rëndësinë e organizimit të një Europiani, por stadiumet kanë nevojë për garanci të forta”, deklaroi kreu i qeverisë europiane të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat