Ideja e pazakontë e klubit të La Ligas, i fton tifozët të shkojnë në stadium së bashku me qentë

Futboll

Ideja e pazakontë e klubit të La Ligas, i fton tifozët të shkojnë në stadium së bashku me qentë

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 15:44
Ideja e pazakontë e klubit të La Ligas, i fton tifozët të shkojnë në stadium së bashku me qentë

Ideja e pazakontë e klubit të La Ligas, i fton tifozët të shkojnë në stadium së bashku me qentë!

Strategjitë e marketingut në futboll janë nga më të ndryshmet, me skuadrat që mundohen gjithmonë të gjejnë ide sa më inovative për të sjellë tifozët në stadium, siç është edhe rasti i klubit që do të rikthehet në La Liga sezonin e ardhshëm, Girona.

Klubi spanjoll po përgatit një strategji për ndeshjet e sezonit të ardhshëm ku fansave do t’i lejohet të paraqiten në stadium së bashku me kafshët e tyre, ku ideja e klubit është ajo e lejimit fillimisht të qenve si një eksperiment lidhur me këtë iniciativ.

Politikat pro-kafshëve nga ana e klubit kanë bindur drejtuesit të bëjnë këtë hap duke i drejtuar Federatës Spanjolle të Futbollit një shkresë ku kërkohet miratimi i kësaj ideje për të nisur më pas planifikimet për ndeshjet e sezonit të radhës,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat