Te Partizani pritet që Rexhepi të kalojë në plan të dytë Alban Hoxhën

Futboll

Te Partizani pritet që Rexhepi të kalojë në plan të dytë Alban Hoxhën

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 18:42
Te Partizani pritet që Rexhepi të kalojë në plan të dytë Alban Hoxhën

Një nga afrimet më cilësore te Partizani deri tani është ajo e portës. Bekim Rexhepi shkëlqeu në sezonin e kaluar në Superiore duke treguar të gjithë vlerat që zotëron.

Ky gardian pritet që ta largojë Alban Hoxhën nga vendi i titullarit, për ta kaluar në plan të dytë.

Po e njëjta mënyrë si në fakt edhe Tirana veproi me Likën, portierin me eksperiencë.

Në fund marrja e Visar Bekajt rezultoi jo vetëm goditje e duhur, por mund të themi se në kampionatin e fituar në sezonin që lamë pas, shumë merita i takonin edhe këtij portieri për vetë situatat që ka shpëtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat