Barcelona dhe United shumë afër marrëveshjes për De Jong

Futboll

Barcelona dhe United shumë afër marrëveshjes për De Jong

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 19:22
Frenkie de Jong.

Barcelona dhe Manchester United janë shumë afër të arrijnë marrëveshje për mesfushorin, Frenkie de Jong.

De Jong është shumë afër të bëhet lojtari më i ri i Manchester United.

Tash e sa muaj Barcelona dhe ‘Djajtë e Kuq’ janë në bisedime për mesfushorin holandez.

Ekipi i Xavi Hernandez ka kërkuar 80 milionë euro për De Jong, shumë kjo që fillimisht United nuk ishin dakord.

Por, pas shumë përpjekjesh duket se gjithçka po shkon drejt fundit, pasi sipas lajmeve që po qarkullojnë në Spanjë, marrëveshja është shumë afër.

Holandezi shumë shpejt do të punojë nën drejtimin e trajnerit te ri të Man United, Erik ten Hag.

Mbetet të shihet se kur do të vije zyrtarizimi nga klubi anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat