Marseille po kompleton dy transferime të tjera nga Roma

Futboll

Marseille po kompleton dy transferime të tjera nga Roma

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 10:23
Marseille

Olympique Marseille dhe Roma janë duke bashkëpunuar për mrekulli viteve të fundit.

Fillimisht ishte mesfushori holandez Kevin Strootman që iu bashkua francezëve nga klubi italian, e më pastaj vitin e kaluar ndodhën dy transferime të tjera.

Roma e huazoi portierin Pau Lopez dhe sulmuesin turk Cengiz Under, derisa Marseille në gjysmë të sezonit e shfrytëzoi opsionin e blerjes për dy yjet e skuadrës.

Marrëdhëniet e mira të dy klubeve do të vazhdojnë edhe në këtë afat kalimtar veror, pasi Marseille është gati t’i transferojë dy futbollistë të tjerë nga Roma.

Fjala është për sulmuesin holandez Justin Kluivert që ishte së fundmi i huazuar te Nice dhe mesfushorin Jordan Veretout.

Për sulmuesin holandez, Marseille kanë ofruar 12 milionë euro, ofertë që është pranuar nga Roma dhe tani klubi francez po diskuton detajet e kontratës me lojtarin.

Ndërkohë më e komplikuar duket çështja e Jordan Veretout për të cilin ka oferta edhe nga Milan, Lyon dhe Monaco.

Marseille ka ofruar 15 milionë euro, derisa Roma ka pranuar, por vet futbollisti ende nuk është bindur për tu transferuar në Stade Veledroom.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat