Sulmuesi shqiptar kërkon një rast te Barcelona

Futboll

Sulmuesi shqiptar kërkon një rast te Barcelona

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 14:40
Sulmuesi shqiptar kërkon një rast te Barcelona

Rey Manaj dëshiron të tregoj edhe një herë vlerat e tij te Barcelona. Sulmuesi është rikthyer përsëri në Spanjë pasi ekipi i Spezia nuk e aplikoi mundësinë e blerjes përfundimtare të kartonit. Akordi me ekipin italian nuk u arrit për shkak të pagës së lartë që kërkonte 25-vjeçari.

Ashtu siç raporton edhe “Mundo Deportivo”, përfaqësuesi i kombëtares shqiptare kërkon një shans në fazën përgatitore për të bindur trajnerin Xavi në miqësoret që do të zhvillohen gjatë kësaj periudhe.

Manaj ishte një nga zbulimet e mëdha të Barçës në para sezonin e kaluar ku në miqësoret e zhvilluara ai shënoi katër gola në 117 minuta në dispozicion. Kontrata e tij me klubin blaugrana përfundon në vitin 2023 dhe tashmë kontaktet midis përfaqësuesve të lojtarit dhe drejtuesve kanë nisur për gjetjen e një zgjidhje të mundshme.

Barcelona përfitoi 300.000 mijë euro për huazimin e Manajt gjatë transferimit në sezonit 2021-2022. Sulmuesi Shqiptar në sezonin e fundit në Seria A luajti 30 ndeshje duke shënuar pesë gola.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat