Ajet Shosholli: Urime gazeta “Bota sot”, është gjithmonë afër sportistëve

Futboll

Ajet Shosholli: Urime gazeta “Bota sot”, është gjithmonë afër sportistëve

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 17:28
Ajet Shosholli: Urime gazeta “Bota sot”, është gjithmonë afër sportistëve

Trajneri i trajnerëve në Kosovë, Ahet Shosholli, selektori i parë i Kombëtares së Kosovës në periudhën 1991 – 1996, ish kryetrajner i Prishtinës, i Shkëndijës së Tetovës, Trepçës, Vëllaznimit etj. uron 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. 
Shosholli thotë se “Bota sot” është gjithnjë afër sportistëve dhe sportit në përgjithësi.

“Urime 27 vjetori i gazetës ‘Bota sot’. Gazetë e cila gjithmonë është afër sportistëve dhe me korrektësi informon lexuesit e vet për ngjarjet sportive.

Dihet se gazeta prej fillimit të botimit të saj, informon lexuesit e saj me të gjitha lëmitë sportivë në mënyrë korrekte.

Gjithmonë rubrika e sportit është e afërt me sportistë dhe sportin, duke afirmuar sportistët. Gazetë që  raporton në kohë reale. Raporton në kontinuitet që 27 vjet. “Bota sot”, një ndër gazetat që meriton respekt në të gjitha lëmitë posaçërisht nga sporti”, uron Shosholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat