Agron Muçaku: Në emrin tim dhe atletikës gjakovare ju uroj 27 vjetorin e gazetës “Bota sot”

Futboll

Agron Muçaku: Në emrin tim dhe atletikës gjakovare ju uroj 27 vjetorin e gazetës “Bota sot”

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 22:54
Agron Muçaku

Atleti veteran Agron Muçaku, uron 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. 

Muçaku tha se “Bota sot” po luan rol të rëndësishëm në informimin e sportistëve.  

“Në emrin tim dhe atletikës gjakovare ju uroj 27 vjetorin e gazetës dhe portalit "Bota sot". Me këtë rast ju përgëzuar për punën e palodhshme në dobi të informimit të qytetarëve kosovar nga të gjitha lëmit sportive. Posaçërisht ju falënderoj që jeni vigjilent të informoni opinionin kosovar me çdo gjë nga sporti i atletikës në Kosovë”, uron Muçaku.

Duhet theksuar se Muçaku këtë javë ishte në përgatitje në Prevallë, me qëllim që të përgatitet dhe përfaqësoj Kosovën sa më mirë në Kampionatin Ballkanik për veteran që do të mbahet sivjet në shtator në Selanik të Greqisë.  

Ai është atlet veteran, ish anëtarë i Federatës së Atletike të Kosovës dhe ish trajner i klubit të atletikës "Vëllaznimi" në Gjakovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat