Ish-mesfushori i njohur italian, zgjidhet kryetar bashkie në Verona

Futboll

Ish-mesfushori i njohur italian, zgjidhet kryetar bashkie në Verona

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 01:41
Ish-mesfushori i njohur italian

Ish-mesfushori i Romës dhe Italisë, Damiano Tommasi nis një jetë të re, tashmë në politikë.

Ai është zgjedhur kryetar i bashkisë së Veronës, pasi ia doli të fitojë balotazhin ndaj Federico Zboarina-s, duke u përgatitur kështu për një mision të ri, shumë më të rëndësishëm se ai i futbollistit.

Damiano Tommasi ishte prej 9 vitesh president i Shoqatës së Futbollistëve Italianë, post të cilin e dorëzoi pikërisht për të kandiduar në zgjedhjet për bashkinë e Veronës, qytet ku edhe ka lindur ish-futbollisti.

Tommasi ka lindur në një provincë të Veronës dhe pikërisht në këtë skuadër u rrit si futbollist, para se të transferohej te Roma, ku luajti për plot një dekadë në periudhën 1996-2006 dhe spikati, duke u bërë pjesë edhe e kombëtares italiane.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat