Zikaltrit e fiksojnë 40 milionë euro çmimin për mbrojtësin

Futboll

Zikaltrit e fiksojnë 40 milionë euro çmimin për mbrojtësin

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 11:54
Denzel Dumfris

“Dridhet” Interi, një tjetër klub i madh europian kërkon shërbimet e titullarit të rëndësishëm të zikaltërve!

Denzel Dumfris është një nga të preferuarit e Simone Inzagit, por gjithsesi Interi, që kërkon që ta mbyllë merkaton verore me një plusvalencë prej 80 milionë eurosh, nuk ka ndër mend të refuzojë shuma të mëdha për të.

Zikaltrit e kanë fiksuar në 40 milionë euro çmimin për mbrojtësin e djathtë, një çmim të cilit po i afrohet një klub anglez.

Sipas britanikëve, bëhet fjalë për Mançester Junajtidin që është gati të trokasë me një ofertë prej 30 milionë eurosh, shifër për të cilën italianët do të mendoheshin dy herë para se t’i thoshin “jo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat