E fundit, United shumë pranë marrëveshjes me yllin holandez

Futboll

E fundit, United shumë pranë marrëveshjes me yllin holandez

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, skuadra angleze Manchester United është pranë nënshkrimit me Tyrell Malacian.

Malacia kishte marrëveshje të plotë me Marseille, por United u fut në garë në momentet e fundit, kështu edhe është shumë pranë që ta rrëmbejë marrëveshjen për mbrojtësin holandez.

Bisedimet me skuadrën e Feyenoordit për të arritur një marrëveshje për Malacian po vazhdojnë, konfirmojnë burimet holandeze.

Po ashtu, një detaj interesant është që Malacia ka agjentin e njëjtë sikurse ylli i Barcelonës, Frenkie de Jong, për të cilin po spekulohet se gjithashtu është afër kalimit në “Old Trafford”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat