Manchester United  ka gati “planin B” në Belgjikë

Futboll

Manchester United  ka gati “planin B” në Belgjikë

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 13:51
De Jong

Manchester United vijon të punojë në pistën De Jong, por “Djajtë e Kuq” kanë edhe një plan B.

Erik ten Hag nuk e fsheh që prioritetet mbetet nënshkrimi me mesfushorin holandez të Barcelonës, por nëse ky operacion dështon, United dhe ten Hag kanë gati edhe emrin tjetër për mesfushën.  Anglezët kanë ofruar për momentin 65 milionë euro plus 15 milionë të tjera, por Barcelona po heziton në përgjigjen përfundimtare.

Sipas medieve angleze, Youri Tielemans është “plani B”. Mesfushori i Leicester City ka pasur një rritje në vitin e fundit duke fituar simpatinë e disa skuadrave të mëdha në Premier League.

25-vjeçari është në “radarin” e Manchester  dhe kjo nuk është risi, pasi edhe verën e kaluar United ishte në gjurmët  e tij, por operacioni dështoi.

Belgu ka edhe një vit kontratë me Leicester dhe drejtuesit e “dhelprave” janë të gatshëm të nisin bisedimet, pasi sezonin e ardhshme, Tielemans do të jetë lojtarë i lirë sepse ishi-Monaco nuk ka pranuar të rinovoj kontratën. Leicester për momentin kërkon 55 milionë euro për kartonin e mesfushorit dhe United po monitoron nga afër, por prioritet për momentin është Frenkie De Jong.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat