Tahir Batatina: Seanca e parë do të mbahet nën ndriçimin e reflektorëve 

Futboll

Tahir Batatina: Seanca e parë do të mbahet nën ndriçimin e reflektorëve 

Nga: K.G. Më: 29 qershor 2022 Në ora: 14:51
Tahir Batatina

Llapi i Podujevës, fitues i Kupës së Kosovë, është gati për sfidën e parë të Conference League.

Llapjanët do të ballafaqohen me skuadrën e njohur malazeze, Buduçnostin e Podgoricës.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, tha se gjithçka është gati.  

“Sapo u riktheva nga përgatitjet me skuadrën në Ohër - Strugë, vizitova Arenën ‘Zahir Pajaziti’, dhe pash nga afër punimet që kryesia e klubit ka vendosur ti kryej në mënyrë vetanake, vendosjen e  reflektorëve për ndriçim për seancat stërvitore që do t'i mbajmë në mbrëmje në këto kohëra të nxehta.

Po ashtu, nesër ftoj ‘Ultras Legjendat’ të jenë prezent në tribuna t’i mbështesin lojtarët në ditët e fundit të përgatitjeve për ndeshjen e parë, ku seanca e parë do të mbahet nën ndriçimin e reflektorëve.

Pas 90 viteve si klub me traditë, tashmë kemi kaluar në nivel tjetër dhe na mbetët vetëm që FFK të na mbështes me vendosjen e reflektorëve për ndeshje, nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe komuna e Podujevës mbulojën e tribunave sepse besoj e meritojnë qytetarët e Llapit, “Legjendat” dhe kryesia e klubit”, ka shkruar Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat