Partizani i beson rolin e trajnerit të U-17 një tjetër legjende të klubit

Futboll

Partizani i beson rolin e trajnerit të U-17 një tjetër legjende të klubit

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 15:59
Partizani i beson rolin e trajnerit të U-17 një tjetër legjende të klubit

Para pak ditësh, në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, Ledio Pano pranoi se është shkarkuar nga roli i trajnerit të skuadrës U-17 të Partizanit, me klubin, që iu desh të përballej me kritika pa fund.

Gjithsesi, përveç ballafaqimit me zërat kundër, të kuqve u lindi detyra e re e zëvendësimit të Panos me një tjetër trajner, që do t’i drejtojë të kuqtë e vegjël në Kategorinë Superiore, pas rikthimit në sezonin, që sapo u mbyll.

Drejtori i akademisë së Partizanit, Genc Tomori, bashkë me drejtuesit kanë vendosur t’ia japin këtë rol një tjetër legjende të klubit, Ylli Shehut.

Ky i fundit në sezonin e shkuar ishte trajneri i skuadrës së dytë U-19 të “demave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat