Pogba do të nënshkruajë për Juventusin në ditët në vijim

Futboll

Pogba do të nënshkruajë për Juventusin në ditët në vijim

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 09:03
Paul Pogba

Paul Pogba tashmë mund të konsiderohet si lojtari më i ri i Juventusit. 

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, lojtari do të nënshkruajë kontratë në ditët në vijim.

Lojtari është pajtuar me kushtet e ofruara nga “Zonja e Vjetër” dhe kanë mbetur vetëm disa formalitete para se të zyrtarizohet me fanellën bardh e zi.

Francezi do të kthehet në Torino si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Manchester Unitedin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat