​Komuna e Malishevës ndihmon financiarisht “KF Malishevën”, kjo është shifra

Futboll

​Komuna e Malishevës ndihmon financiarisht “KF Malishevën”, kjo është shifra

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 13:07
Argjend Thaçi

Kuvendi Komunal i Malishevës në mbledhjen e mbajtur të enjten ka marrë vendim për ta ndihmuar financiarisht Klubin e Futbollit “Malisheva”.

Këto mjete financiare janë ndarë në formë të subvencioneve për skuadrën e cila drejtohet nga trajneri Arsim Thaçi.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Malishevës, Argjend Thaçi, i kontaktuar nga KosovaPress, ka zbuluar shifrën e mjeteve financiare që është ndarë për këtë klub.

“Po, sot kemi ndarë 100 mijë e 40 euro për Klubin e Futbollit “Malisheva”. Ato shkojnë në formë të subvencioneve pas kërkesës së klubit”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe, Malisheva siguroi qëndrimin në elitën e futbollit të Kosovës pasi fitoi ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e barazhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat