Reprezentuesi i Kosovës U-21, debuton me Hamburgun

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës U-21, debuton me Hamburgun

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 13:56
Valon Zumberi

Valon Zumberi ka debutuar më në fund me ekipin e parë të Hamburgut.

Klubi i madh gjerman e vlerëson jashtëzakonisht shumë qendërmbrojtësin nga Kosova dhe e ka marrë në fazën përgatitore në Austri.

19-vjeçari konsiderohet si njëri nga mbrojtësit më të talentuar në Gjermani dhe ka një tretman mjaftë të mirë te Hamburgu.

Qendërmbrojtësi ka bërë debutimin me ekipin e parë të Hamburgut, në një ndeshje miqësore ndaj Hajduk Split që përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Reprezentuesi i Kosovës U21 u inkuadrua në lojë në minutën e 46 duke luajtur komplet pjesën e dytë dhe duke pasur një paraqitje jashtëzakonisht të mirë.

Zumberi ishte lider i Hamburgut në pjesën e dytë, derisa ai këtë vit pritet të ketë hapësira të mëdha në klubin gjerman i cili synon të rikthehet në Bundesliga.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat