Ish sulmuesi i FC Shkupit, kalon në radhë e Pjunikut në Armeni

Futboll

Ish sulmuesi i FC Shkupit, kalon në radhë e Pjunikut në Armeni

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 20:25
Radeski

Reprezentuesi I Maqedonisë, Marjan Radeski në të ardhmen do t’i tund rrjetat në Ligën e Parë të Armenisë dhe skuadrën e Pjunikut.

Ndonëse për shërbimet e tij kishte një interesim serioz nga radhët e Struga Trim Lum, sulmuesi 27-vjeçar nga Prilepi, vendosi të transferohet në Armeni.

Radeski me 17 paraqitje dhe një gol në fanellën e Maqedonisë, erdhi te Shkupi, verën e kaluar, por edhe pse pati paraqitje solide, nuk gjeti gjuhë të përbashkët me drejtuesit e kampionit të Maqedonisë dhe si lojtar i lirë kaloi në radhët e Pjunikut.

Paraprakisht, Radeski ka luajtur për skuadrën e Akademia Pandevit, Shkëndijën, Metalurgun dhe 11 Oktomvr.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat