Klubi i njohur francez shkarkon trajnerin

Futboll

Klubi i njohur francez shkarkon trajnerin

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 00:09
Jorge Sampaoli

Rrufe në qiell të hapur te Marseille. Klubi i njohur francez njoftoi pasditen e sotme se ka vendosur me marrëveshje me trajnerin argjentinas Jorge Sampaoli, që të ndërpresin bashkëpunimin, ndonëse palët ishin duke planifikuar merkaton së bashku.

Pikërisht divergjencan në lojtarët e përzgjedhur për t’u afruar dhe larguar, duket se kanë bërë që palët të shkojnë drejt divorcit të pashmangshëm, teksa tashmë drejtuesit e Marseille janë vënë në lëvizje për të gjetur trajnerin e ri.

Sipas mediave franceze, në “pole position” është kroati Igor Tudor, i cili është i papunë dhe vjen pas një sezoni fantastik me skuadrën e Veronës në Serinë A. Palët kanë nisur kontaktet, megjithatë është ende herët për të thënë nëse do të ketë një marrëveshje.

Ndërkohë plani B është një tjetër argjentinas, Marcelo Bielsa, i cili gjithashtu është i papunë pas shkarkimit nga Leeds United dhe shihet si një alternativë e mirë për stolin, duke qenë se më herët ka pasur një eksperiencë pozitive në stolin e Lille.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat