Chelsea në bisedime të avancuara me Man Cityn për Sterling

Futboll

Chelsea në bisedime të avancuara me Man Cityn për Sterling

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 10:06
Raheem Sterling

Chelsea është në bisedime të avancuara me sulmuesin e Manchester Cityt, Raheem Sterling.

Siç raporton Fabrizio Romano, deri më tash, palët kanë dhënë sinjale pozitive në lidhje me ecurinë e kësaj lëvizjeje dhe janë në rrugë të mirë për marrëveshje përfundimtare.

Thomas Tuchel dëshiron që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt, në mënyrë që skuadra e tij ta zgjidhë sa më shpejt çështjen e anësorit të majtë.

Këmbëshpejti anglez duket se dëshiron që të ndërrojë ambient pas shtatë viteve te “Qytetarët”.

Anipse kontrata e tij skadon në verën e ardhshme, kur edhe mund ta marrin falas lojtarin, londinezët nuk e kanë ndërmend të kursehen në këtë afat për ta sjellë atë sa më shpejt në “Stamford Bridge”.

“Blutë”, të paktën tani për tani, mund të ofertojnë 45 milionë euro, pa i llogaritur shtesat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat